Vrau vëllanë dhe i shkoi në varrim, merret vendimi për të riun nga Dibra

Aktualitet

Vrau vëllanë dhe i shkoi në varrim, merret vendimi për

Djaloshi 26-vjeçar Florian Tonuzi, i cili më 29 prill vrau me mjet prerës vëllain e tij të vogël Benard Tonuzin ka dalë këtë të hënë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Trupa gjykuese ka vendosur për të “arrest me burg”, ndërsa mësohet se e vemtja mbrojtje e tij ka qenë deklarata se nuk mbante mend asgjë se si kishte ndodhur ngjarja e rëndë.

Mbrëmjen e 29 prillit vëllezërit Tonuzi po ktheheshin në banesë,  pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit, kur Floriani goditi me mjet prerës thikë vëllain e tij të vogël. Edhe pse ai u dërgua në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Një ditë më pas, Florian Tonuzi u arrestua nga policia teksa u pikas nga banorët që i ishte afruar banesës së tij para se i vëllai Benardi të përcillej për në banesën e fundit.

Me gjithë tentativën për t’u larguar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arritën ta arrestonin ku ishte fshehur në një kanal në fshatin Kurtbeg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion