Dita e Lirisë së Medias, OSBE: E rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme

Politikë

Dita e Lirisë së Medias, OSBE: E rrezikshme të jesh gazetar

“Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme”, kështu deklaron ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe ajo e Suedisë, Elsa Håstad në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Sipas tyre, gazetarët janë më të ekspozuar ndaj ngacmimeve, ndërsa shtojnë se të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e tyre.

“Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme. Gazetaret janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Në Shqipëri, ne punojmë çdo ditë për këtë”, thanë ata.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion