Konfirmoi lidhjen me Andin, Fationi ka një mesazh për Melisën: Të paktën mamaja jote e mori vesh...

Showbiz

Konfirmoi lidhjen me Andin, Fationi ka një mesazh për Melisën:

Para se Fationi të largohej përfundimisht nga “Për’puthen” hodhi akuza të forta kundrejt Melisës. Ishte i pari ai që ngriti dyshime për lidhje të fshehtë mes saj dhe Andit e madje Fationi u shpreh i bindur se ata të dy kishin kryer marrëdhënie bashkë. Asokohe Melisa nuk e pranoi këtë gjë, madje u shpreh se për shkak të akuzave të pavërteta të Fationit kishte debatuar edhe me të ëmën e se nuk fliste më me të.

Si përfundim doli se fjalët e Fationit kishin qenë të vërteta, duke qenë se vetëm pak ditë më parë Melisa dhe Andi pranuan publikisht marrëdhënien e tyre. Melisa publikoi këngën e re “Leje” dhe videoklipi mbyllet me një puthje pasionante mes saj dhe Andit.

Por çfarë ka për të thënë Fationi tani që fjalët e tij u vërtetuan?

Dikush ka shkruar në Instagram se i vjen keq që Fationin nuk e besuam atë kohë, sepsen jë pjesë e publikut ju kthye kundra për akuzat që hodhi kundrejt Melisës. Kështu, Fationi është detyruar të flasë në lidhje me këtë çështje e t’i japë fund një herë e mirë.
Ai shprehet se është i lumtur që nëna e Melisës e ka kuptuar se ai nuk ka gënjyer dhe i ka uruar çiftit  sa më shumë fat.

“S’dua të merrem me këtë çështje, sepse e kam lënë me kohë, por një gjë do e them dhe e mbyll këtu. Për diçka jam i lumtur që edhe vetë mamaja e Melisës e mori vesh që unë po thosha të vërtetën dhe që kisha të drejtë dhe vajza e saj dinte ta bënte shumë mirë viktimën… mori vesh që si kisha faj. Tani sa për çiftin i uroj sa më shumë fat bashkë dhe të jenë të lumtur. E them me zemër”, shkruan Fationi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion