Vrau gruan me sëpatë dhe u vetëvar në Librazhd, bashkëshortja e kishte denoncuar burrin për dhunë

Aktualitet

Vrau gruan me sëpatë dhe u vetëvar në Librazhd,

Një tjetër krim brenda në familje tronditi sërish mbrëmjen e sotme vendin. 56-vjeçari Qemal Bici vrau bashkëshorten me sëpatë dhe më pas u vetëvar në një pemë jashtë banesës.

Çifti la 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem, njëri prej të cilëve konstatoi nënën pa jetë dhe babanë të varur në pemë.

Duket se ngjarja e mbi një dekade më parë ishte lënë pas nga çifti duke vijuar jetën bashkëshortore, por problemet duket se kishin vijuar.

Policia pritet që të marrë dëshminë e fëmijëve, por edhe të afërmve për të mësuar më shumë mbi arsyet që çuan Bicin drejt vendimit për të vrarë gruan dhe më pas veten.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion