Vrau gruan me sëpatë dhe më pas u vetëvar në pemë, zbulohet shkaku i krimit horror në Librazhd

Aktualitet

Vrau gruan me sëpatë dhe më pas u vetëvar në pemë,

Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë në familjen Bici, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit ku 56-vjeçari Qemal Bici ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë, 53-vjeçaren Menturie Bici.

Në momentin që ka ndodhur krimi tragjik, në shtëpi ka qenë vetëm çifti, ndërsa mësohet se shkak i ngjarjes kanë qenë kontradiktat e vazhdueshme mes tyre.

 56-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me sëpatë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas është vetëvarur në një pemë pranë banesës.

Çifti ishin prindër të katër fëmijëve, ku ka qenë pikërisht njëri prej tyre, që i ka gjetur ata të pajetë. Fëmija ka parë fillimisht të ëmën e pajetë në banesë dhe më pas edhe babanë e varur në pamë, dhe i shokuar ka njoftuar policinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion