Del fotoja, ky është 56-vjeçari nga Librazhdi që vrau me sëpatë gruan e tij dhe më pas u vetëvar

Aktualitet

Del fotoja, ky është 56-vjeçari nga Librazhdi që vrau me

Lajm i Fundit ka siguruar foton e 56-vjeçarit Qemal Bici, i cili vrau me sëpatë gruan e tij dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Krimi i rëndë në familje ndodhi pasditen e kësaj të hëne në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.

Mësohet se Qemal Bici qëlloi për vdekje në banesë gruan e tij, Menturie Bici dhe më pas u vetëvar.

“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë (sëpatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten”, tha policia.

Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion