Shpërthim eksplozivi në Lushnje, dëmohen dy banesa

Aktualitet

Shpërthim eksplozivi në Lushnje, dëmohen dy banesa

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gafurr Muço, rreth orës 02:35, ku sipas policise ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në katin e parë të një pallati parafabrikate.

Eksplozivi ishte vendosur në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit Besnik Çoku.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e shtepise përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion