Tronditëse në Itali, nëna me 3 fëmijët hidhet nga kati i tretë i banesës, mbijeton vetëm 5 vjeçarja

Bota

Tronditëse në Itali, nëna me 3 fëmijët hidhet nga kati

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një grua 46-vjeçare është hedhur me tre fëmijët e saj nga dritarja e apartamentit në katin e tretë ku banonte. Tragjedia ndodhi në Catanzaro, në Via Zanotti Bianco.

Nëna dhe dy djemtë e vegjël, 4 vjeç dhe 4 muajsh vdiqën menjëherë, ndërsa vajza 5 vjeçare ndodhet në gjendje kritike në kujdes intensiv në spital.

Shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihet ende, por sipas raportimeve të mediave, gruaja vuante nga probleme të lehta të shëndetit mendor. Fqinjët e përshkruajnë atë si një person të qetë, të rezervuar dhe shumë fetar.

Burri ishte gjithashtu në shtëpi kur ndodhi ngjarja dhe me sa duket u zgjua duke dëgjuar zhurma. Duke kuptuar se çfarë kishte ndodhur, ai doli në rrugë dhe u përpoq t’i shpëtonte fëmijët para se të mbërrinte urgjenca.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion