Vrasja në ‘Don Bosko’/ “Punonte për një kafshatë bukë”, flasin fqinjët e Mimozës që u vra në atentat

Aktualitet

Vrasja në ‘Don Bosko’/ “Punonte për një

Mimoza Paja shkoi si zakonisht në punë, por nuk u kthye më në shtëpi. Ajo është viktima e pafajshme e atentatit të mbrëmjes së 12 marsit në Tiranë. Plumbat e luftës së bandave kriminale nuk ia kursyen jetën 58-vjeçares, që punonte banakiere në lokalin që u sulmua me armë.

Ajo kishte vetëm 10 ditë që kishte filluar punë në këtë lokal, që ndodhej vetëm pak metra larg banesës, ku jetonte me qira në zonën e Don Boskos.

Mimoza Paja ishte nënë e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. 58-vjeçarja jetonte me të birin dhe mbesën 10-vjeçare, pasi një prej vazajve të saj pas divorcit ishte martuar sërish dhe e mitura jetonte me gjyshen.

10-vjeçarja ndodhej tek lokali, kur breshëria e kallashnikovit u zbraz mbi trupin e gjyshes së saj. Ajo mbeti e lënduar lehtë nga ciflat e xhamave të thyer. Jeta e Mimozës ka kaluar mes një kalvari vuajtjesh. Ajo detyrohej të bënte disa punë për të siguruar të ardhura.

58-vjeçarja ishte divorcuar nga bashkëshorti, por pasi ai u sëmëur u rikthye përsëri që të kujdesej për të. Dy vite më parë ai ndërroi jetë. Fiqnjët e kujtojnë si një grua punëtore dhe fisnike, që jetonte në kushte të vështira.

“Shumë grua e mirë. Djali ishte pa punë. Shumë punëtore.”

“Vajza erdhi edhe tha o teta më kanë vrarë. Ishte çarë nga xhamat. Ishte duke qarë me të madhe. Erdhi ambulanca edhe e mori.”

Familjarët nuk munden ta besojnë atë që ka ndodhur.  “Mallkuar qofshin ato plumba që i zbrazën në trupin tend, qofsh e xhenetit mam.

” Ishin këto fjalët e vetme të djalit të Mimozës, Saimirit. Mes dhimbjes dhe lotëve, 58-vjeçares iu dha lamtumira e fundit, pasi jeta iu pre në mes padrejtësisht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion