Kërkohej nga Mali i Zi për trafik d'roge dhe organizatë kr'iminale, 52-vjeçari arrestohet në Shkodër

Aktualitet

Kërkohej nga Mali i Zi për trafik d'roge dhe organizatë
Një 52-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga Policia e Shkodrës, në fshatin Zogaj, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Malin e Zi.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë Aleksandar Sekulic, 52 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon procedurat për ekstradimin e 52-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë finalizuar operacionin e koduar “Zogaj”. Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Zogaj, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në këtë shtet, shtetasi malazez:

-A. S., 52 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi.         

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendimin e datës 27.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion