Zbardhen detaje nga masakra në Don Bosko, autorët qëlluan 15 plumba, Prokurorët kthehen në vendngjarje për...

Policia u rikthye sërish të hënën në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko, për të mbledhur prova të reja që mund t’i ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Në atentatin e mbrëmjes të së dielës, u vra aksidentalisht banakjerja Mimoza Paja 58 vjeçe, si dhe u plagosën 6 persona, mes tyre mbesa e vikimës që mori plagë në duar nga ciflat e xhamave.
Në vendngjarje u sekuestruan mbi 15 gëzhoja. Nga kamerat e sigurisë përgjatë zonës, hetusit kanë rindërtuar edhe dinamikën e ngjarjes, si dhe lëvizjet e atentatorëve.
Ata janë afruar me automjetin tip BMË ngjyrë gri, me targa të huaja dhe kanë ndaluar makinën përbri lokalit. Dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri drejt biznesit.
Më pas, autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi nëpërmjet rrugëc që të çon në drejtim të spitalit ushtarak.
Prej andej kanë vazhduar në autostradën Tiranë – Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetitn në fshatin Likmetaj të Fushë-Krujës. Brenda makinës u gjetën edhe 3 kallashnikovë.
Nga verifikimi i numrit të shasisë së automjetit rezulton se ishte vjedhur gjatë natës më datë 14 mars të vitit 2021, në lagjen nr 13 në Durrës.
Pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes dhe përplasjes mes grupeve rivale. Policia dyshon që objektiv i atentatit ishte Fatjon Murati.
Sipas policisë, Fatjon Murati nuk ndodhej në lokal. Në momentin e ngjarjes, brenda binznesit ndodhej vëllai, djali i xhaxhait të tij, si dhe xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati që mbeti edhe vetë i plagpsur me armë.
Hetuesit mendojnë se pas këtij atentati qëndrojnë anëtarë të grupit të Ervis Martinajt, i zhdukur që prej muajit gusht të vitit të shkuar.
Atentati ndaj Fatjon Muratit dyshohet të jetë organizuar si hakmarrje për vrasjen e Brilant Martinajt, nipi i Ervis Martinajt, verën e vitit të kaluar në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Për të zbardhur ngjarjen, policia nëpërmjet një njoftimi kërkon ndihmën e qytetarëve që t’u japin informacion për autorët duke vendosur si shpërblim shumën prej 20 mijë euro.




