Përmbytje në Theth, uji rrezikon banesat, dëme në bagëti dhe ndërprerje të energjie
Lajmifundit
/
13 November 2026, 11:55
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në zonën e Thethit, ku janë regjistruar përmbytje, ndërsa situata paraqitet më problematike në Fushë-Theth.
Sipas raportimeve, përmbytjet kanë nisur që mbrëmjen e kaluar, ndërsa përveç reshjeve intensive, uji ka dalë edhe nga kanalet, duke rrezikuar disa banesa në zonë.
Mësohet se në banesën e Ded Drenit janë shkaktuar dëme në bagëti si pasojë e daljes së ujit.
Krahas përmbytjeve, banorët e Thethit raportojnë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike.


