ARRSH del me njoftim: Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore të kryeqytetit, nga dita e sotme...

Aktualitet

ARRSH del me njoftim: Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore të

Autoriteti Rrugor Shqiptar, me një postim në rrjetet sociale na bën me dije se ka përfunduar montimi i trarëve në mbikalimin e Shkozës ku është rihapur qarkullimi në Unazën Lindore të kryeqytetit, pjesë e Unazës së Madhe.

Bllokimi në këtë rrugë ka zgjatur 9 ditë dhe tashmë lëvizja e mjeteve do të vijojë normalisht.

“Pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës ku u bë montimi i trarëve të këtij mbikalimi  qarkullimi i kthehet normalitetit në të dyja senset e lëvizjes”, shkruan ARRSH.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion