Ndërron jetë ish-ministri dhe deputeti i Partisë Demokratike
Lajmifundit
/
22 Prill 2021, 08:58
Aktualitet

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare Hasan Halili ish-ministri dhe deputeti i Partisë Demokratike në vitet 90. Nuk është bërë me dije shkaku pse deputeti ka ndërruar jetë.
Hasan Halili ka qenë një prej funksionarëve të hershëm të PD, deputet, ish ministër Bujqësie në vitet 92-97.

Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme në politikën shqiptare por nuk ka qenë politikan aktiv pas vitit 1997.

Kush ishte:
Hasan Halili, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe ish-ministër i Bujqësisë dhe për një vit ministër pa portofol në qeverinë Meksi në vitet 1992-1997.


