Vrasja e Behar Sofisë, detaje të reja dalin në gjyq, autorët e vëzhguan 6 muaj

Aktualitet

Vrasja e Behar Sofisë, detaje të reja dalin në gjyq, autorët

Behar Sofia i ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021 eshte vezhguar për 6 muaj më rradhë.

Prokuroria lexoi në seancën ndaj autoreve te dyshuar per krimin, dëshminë e Ardjana Vathit bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje. Sipas deklarimeve paraprake ajo ka pranuar se ka shkuar disa here për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës.

Stafi i lokalit dëshmoi këtë të enjte në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin "Bjlozi" i akuzuar nga Spak si organizator i vrasjes së Behar Sofias.  

Tre dëshmitarët theksuan në sallën e gjyqit se e njihnin Sofian, ai e frekuentonte shpesh duke qënë se kishte banesën aty.

Lokali ndodhet ngjitur me një qendër tregëtare, mbrapa piramidës. Pronarja e lokalit Engjellushe Banaj ka theksuar se e ka në pronësi barkafen që prej 23 vitesh dhe Behar Sofian e njihte prej kohësh, jo vetëm pse pinte kafen, por ishte më banim afër.

Thënjet e dëshmitarëve mbeshteten edhe nga pamjet filmike të lokalit.

Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar që të dëshmojë Marsel Pirra i cili nuk është gjendur ende dhe bashkpuntori i drejtësisë Ernejt Shyti. 

Të pandehurit e tjerë në këtë cështje, Xhuliano Visha, Leonardi Xhixha, Skender Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen ndërsa Bashkpuntori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofias, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion