Kuvendi seancë vetëm 7 minuta, PS tërheq Amnistinë, Manja: Do ta shihni, do bëjmë 90 vota!

Drafti i amnistise u terhoq nga votmi ne Kuvend diten e sotme, nderkohe ministri i Drejtesise ka shpjeguar se:
Drafti nuk kthehet në komision që të jemi të qartë, rregullorja e ka përcaktuar se kur një pr. ligj kthehet në komiosion, konsesnusi sipas rendit do të gjendjet në këtë sallë. Gjatë këtyre ditëve, kam dëgjuar plot avokatë dhe juristë sharlatanë që rrinë secili me draftin paradite në oborret e gjykatave, në drekë në selitë e opoiztës, në darkë rrokin banaqet televizie duke mashtruar opinionin duam të amnistojmë gjytarët e lartë të korruptuar, e kemi bërë të qartë që nuk ka amnisti për korupsionin dhe krimin e organizuar, ata janë bërë bashkë, për të shpalos, më vjen keq që Bardhi është bërë bashkë me Nokën mos prisni gjë të vërtetë nga ata, nuk kërkojmë votat e njëjtit grupim apo tjetër, kërkojmë votat e deputetëve të Kuvendit, siç e ka pasur tradita se amnistia ëshstë akt mëshire, brenda këtyre parimeve të japë votën, nuk e tërhoqëm se nuk ishte Basha, nuk duam amnisti me vota të kondiksionuara, shkojmë secili në territor, e kemi për detyrë ta japim votën për këtë akt humanzimi, për persona të cilët dënimi ia ka arritur qëllimit, nuk ka asgjë të keqe, nuk dua votat e Lulzim Bashës me kusht, dua votat e deputetëve të Kuvendit.
Do ta shihni në sallë do të ketë mbi 90 vota ky ligj sepse ka deputëtë të përgjegjshëm në atë sallë një pjesë e tyre kanë qenë shtysë. Bisedimet janë tek drafti.
Cuci: Kerkojme konsensus
“Qëndrimin e Bashës s’kam çfarë komentoj. PS i ka votat dhe janë solide. Ne jemi të duruar për të respektuar traditën. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar”.
Kujt do t’ia kërkoni bashkëpunimin?
“Në respekt të këtij bashkëpunimi për ta votuar me konsensus të plotë, sot u tërhoqëm. 94 vota janë gjithmonë në parlament. Publiku e e ka kuptuar kush e ka seriozisht, është një ligj ku përfitojnë, kur ka një grup të madh përfaqësuesish të PD që përfitojnë.”

Seanca plenare e të enjtejes u mbyll me një rekord prej 7 minutash, mes zhurmuesve dhe kundërshtimit të deputetëve të opozitës.
Që në nisje Kuvendi hoqi nga rendi i ditës Amnistinë Penale, ndërsa u miratua me 77 vota marrëveshja e emigrantëve me Italinë.
Në marrëveshjen me Italinë votuan pro edhe tre deputetë të PDIU.
Këtë mëngjes, Partia Socialiste vendosi të tërheqë sot projektligjin për Amnistinë Penale, pasi nuk siguronte dot 84 votat e nevojshme për ta miratuar.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha një ditë më parë njoftoi se deputetët e grupit të tij nuk do të jenë të pranishëm nëse nuk do merren në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre.