Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, familjarja: Për pak ditë viktima do ikte në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari Besmir Kumria u vra me thikë.
Sipas familjarëve, viktima ishte një njeri i qetë dhe punëtor, dhe kishte planifikuar të udhëtonte drejt Gjermanisë brenda një jave ose 10 ditësh për t’u ribashkuar me partneren e tij, infermieren që jeton atje.

“E kam djalin e nipit. Unë nuk di gjë. Këta janë komshinj. Nuk e di kush është autori, morëm vesh që është qëlluar në lokal dhe autorin e nuk e njihte njeri. Nipi im bënte punë të ndryshme. Nusja është infermiere, iku në Gjermani me leje shteti, për dokumente.
Erdhi nusja të martën me djalin, djali mbylli punën për të ikur për gati 1 javë, 10 ditë do ikte në Gjermani, nuk di të kishte ndonjë sherr. Janë bërë njerëzit si bagëti o bir. Ishte djalë i mirë, i qetë, punëtor”, u shpreh ajo për Top Chanel.
Ngjarja ndodhi kur autori, Xhesion Toromeni, ka hyrë me thikë në lokal dhe ka goditur viktimën për vdekje.
Kumria ndodhej aty së bashku me miqtë e tij. Viktima punonte sezonal në Himarë, por dje ishte në fshat.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.


