Lajm i mirë nga tregjet, tërhiqet çmimi i naftës në bursa, ja sa dollarë bie për fuçi

Bota

Lajm i mirë nga tregjet, tërhiqet çmimi i naftës në
Ulen çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare.

Një fuçi naftë po shitet gjatë së premtes me 102 dollarë një ndër nivelet më të ulëta të regjistruar në 3 javët e fundit.

Në fillim të kësaj javë një fuçi naftë në bursa u tregtua me mbi 110 dollarë për fuçi duke dhënë impakt në çmimet e naftës në shumë vende të botës.

Shkak për shtrenjtimin ishte përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme.

Qetësimi i çmimeve erdhi pasi tregjet i shpërfillën shqetësimet në lidhje me kërcënimet e reja për furnizimet, edhe pse Arabia Saudite dhe Houthët e Jemenit të mbështetur nga Irani shkëmbyen sulme të reja përtej kufirit të, duke zgjeruar frontin e luftës në Lindjen e Mesme.

Frika në lidhje me eksportet e naftës saudite u shfaq pasi Houthët e Jemenit sulmuan tubacionin Lindje-Perëndim që transportonte naftën saudite në Detin e Kuq dhe prej andej në tregjet globale.

Arabia Saudite është mbështetur shumë në këtë tubacion që nga fillimi i luftës, duke lëvizur afërsisht 4 deri në 5 milionë fuçi në ditë përmes sistemit gjatë gjashtë muajve të fundit. Tashmë kjo linjë është dëmtuar përkohësisht dhe ka vetëm një sasi të kufizuar nafte që qarkullon me tanke.

Për shkak të kësaj, Arabia Saudite në fillim të kësaj jave anuloi disa ngarkesa me naftë të papërpunuar që supozohej të transportoheshin në Evropë.

Kjo i thelloi shqetësimet, por jo për shumë kohë, pasi u mësua që kompanitë kishin përdorur rrugë të tjera për importin e naftës jashtë Ngushticës së Hormuzit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion