Vrasja e 14-vjeçarit me thikë, dëshmitarja: Po të ishte polici te dera e shkollës, nuk do kishte ndodhur

Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit me thikë, dëshmitarja: Po të ishte

Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një 14 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë, afër shkollës “Fan Noli”.

Një nga dëshmitaret tregon se e panë ngjarjen, por nuk ndërhyu. Ajo tregon se është mjaftuar me ndërhyrjen e të tjerëve, ndërsa shprehet se nëse do të kishte një roje te dera e shkollës ngjarja do të ishte parandaluar.

“E pamë ngjarjen, por nuk ndërhymë. Ndërhynë ca të tjerë, ça do ndërhynim më? Jam e mërzitur dhe e stresuar. Po më bie të fikët për vete.

Po të ishte polici te dera e shkollës nuk do kishte ndodhur ngjarja, më vjen keq, nuk e di çfarë të them. Po të ishte ai, po të kishte një mësuese ia kishte dhënë ndihmën e shpejtë. Ambulanca atje ishte. Një doktor a ka atje apo s’ka doktor?”, u shpreh dëshmitarja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion