Sfida me Ukrainën, Sylvinho në konferencë: Mund të ndodhë çdo gjë, ju tregoj situatën me Asanin

Sport

Sfida me Ukrainën, Sylvinho në konferencë: Mund të

“Kur mbrojmë nuk është se janë dy, por me 10 lojtarë. Edhe kur sulmohet janë shumë. Ismajli ka shënuar gol të rëndësishëm për ne me Ukrainën, çdo ndeshje është e ndryshme nga njëra-tjetra. E kemi thënë para tre muajsh që është i vetmi grup që mund të ndodhë çdo gjë, të gjitha kanë bërë Europianin, kanë lojtarë të fortë dhe kanë bërë mirë. Çdo ndeshje është e ekuilibruar. Por ne përgatitim ndeshjen për të fituar, me gjithë respektin për Ukrainën, është teknikisht shumë e fortë. Ne jemi në shtëpi, luajmë me njerëzit tanë. Ne kemi mundësi që nëse fitojmë, ndoshta marrim vendin e parë. Por e përgatitim për të fituar, askush nuk e përgatit për të barazuar. Ne do të jemi nesër në fushë fort, siç kemi bërë gjithmonë. Plus këtu kemi njerëzit, publikun tonë që mendoj se është një avantazh i bukur.

Unë them gjithmonë që ndeshja e dytë është e vështirë, se janë pak ditë për të përgatitur, mbi të gjitha rikuperimi. Duhet ta kuptojmë situatën, sot kemi stërvitje, nesër kemi një ndeshje për të parë deri pasdite e kuptuar nëse janë rikuperuar 100%. Nëse Tuci është 100% ka mundësi të shkojë në ndeshje. Unë flas gjithmonë me lojtarët, por zgjedhjen pastaj e marr unë. Asani ka bërë rezonancë magnetike dhe duhet vlerësuar. Ai ka mundësi, të shohim, duhet të presim. Por siç e kam thënë, nesër është një ditë tjetër. Asani sot do të bëjë stërvitje vetëm, do të marrë pjesë pak nga pak e të shohim nëse e përfundon apo jo stërvitjen. Nesër do flas me lojtarin. Ai në fushë nuk shkon nëse më thotë: ‘Trajner unë jam gati’. Më pas edhe të gjithë mjekët, stafi, unë. Pastaj është fusha që flet.

Ky është një kompeticion shumë i shpejtë, luhen në një hark kohor të shkurtër. Ne luajmë për vendin e parë. Në ndeshje mund të ndodhë çdo gjë. Ne do të futemi në fushë për të fituar. Kemi një lloj avantazhi që luajmë përpara tifozëve tanë. Asnjëherë nuk futesh në fushë me frikë. Objektivi ynë është që të marrim vendin e parë.

ME TE LEXUARAT