Aksident në mes të ditës në Poliçan/ Lëndohet familja prej 3 anëtarësh
Tre anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë, në Poliçan.
Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Çezma e Thatë”, ku automjeti ka dalë nga rruga në një kthesë dhe ka përfunduar në kanalin kullues, shkruan A2.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar Veiz Shermalli, 60 vjeç, Rabushe Shermalli, 78 vjeçe dhe Liljana Shermalli, 58 vjeçe, të tre banues në fshatin Vodicë, në bashkinë Poliçan.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga 58-vjeçarja Liljana Shermalli.
Tre të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Për shkak të frakturave të marra, 78-vjeçarja Rabushe Shermalli është transportuar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar.
Policia ka nisur veprimet për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit


