Vodhën me dhunë një pikë karburanti në Fushë- Krujë, arrestohen 2 persona

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona, pasi akuzohen se kanë vjedhur me dhunë një pikë karburanti në Fushë Krujë. Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë. Policia gjithashtu njofton se ka sekuestruar 1 pistoletë dhe 2 aparatë celularë në cilësinë e provës.
“Vodhën me dhunë një pikë karburanti në Fushë Krujë, Policia zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë 2 autorët e dyshuar.
Bie në prangat e Policisë 1 shtetas, i shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.04.2021, kanë vjedhur me dhunë një sasi vlere monetare, një pikë karburanti në Fushë Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip "Ford" dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes”, njofton policia


