Falsifikonte kontrata dhe u premtonte shtetasve të ndryshëm punë në Gjermani, shpallet në kërkim 29-vjeçarja

Aktualitet

Falsifikonte kontrata dhe u premtonte shtetasve të ndryshëm punë

Policia e Tiranës ka bërë e dije se ka nisur kërkimin për një 29-vjeçare e cila akuzohet se mashtronte qytëtarët se do i punësonte në Gjermani, duke i marrë para apo euro. Sipas policisë, ajo falsifikonte kontrata pune dhe ua jepte “viktimave”.

 

“Më datë 09.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V. G., 29 vjeçe,  sepse nëpërmjet mashtrimit ka falsifikuar dokumentacione dhe kontrata pune si dhe u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në shtetin Gjerman, duke përfituar shuma të ndryshme në lekë dhe euro”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT