Vlora përfshihet sërish nga flakët e mbeturinave! Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Lajmifundit
/
7 Gusht 2025, 16:03
Aktualitet

Zjarri ka përfshirë qytetin e Vlorës, ku mbeturinat janë ndezur sërish në një prej zonave të qytetit.
Tymi i dendur është i dukshëm në shumë lagje, duke shqetësuar banorët dhe rrezikuar shëndetin e tyre.Gjithashtu bëhet me dije se flakët kanë djeguar edhe një eskavatorët që punonte në fushën e mbetjeve.
Kjo është hera e tretë që ndodh një situatë e tillë gjatë këtij viti, ndërsa dyshimet janë se zjarrvënia është e qëllimshme.


