Fluks i lartë drejt juglindjes, paralizohet aksi Tiranë-Elbasan

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjes së automjeteve në aksin Tiranë-Elbasan, ku mijëra qytetarë janë nisur drejt juglindjes së vendit.
Numri i lartë i mjeteve ka shkaktuar ngadalësime në qarkullim, veçanërisht në hyrje të Elbasanit dhe në disa segmente të rrugës ku gjatë fundjavave krijohen shpesh radhë të gjata.
Sipas raportimeve, situata paraqitet më e ngarkuar në zonat Shinjon–Bradashesh, Rrethi i Luleve dhe Kryqëzimi i Cërrikut, ku automjetet lëvizin me ritëm të reduktuar.
Ndërkohë vlen të theksohet se ky aks rrugor ka qenë historikisht problematik sa i përket trafikut në momentet kur ka fluks të lartë automjetesh.
Mungesa e një aksi alternativ apo një bypass-i për shmangien e kalimit përmes segmenteve të ngarkuara bën që qarkullimi të vështirësohet ndjeshëm sidomos gjatë fundjavave dhe periudhave me lëvizje të shtuar, ku qytetarët duhet të presin me orë të tëra të bllokuar në trafik.


