“Dorëheqja është e pashmangshme!”- Qytetari: Aleatët e tyre strategjikë do i fundosin sapo të “shkunden” nga pushteti

Një qytetar nga protesta e 69-të kundër qeverisë deklaroi se 69 ditë protestë janë më se të mjaftueshme që qeveria t’u japë përgjigje kërkesave të qytetarëve.
Ai u shpreh se, pavarësisht qëndrueshmërisë, nuk është ndërmarrë asnjë hap për anulimin e projekteve dhe ligjeve që protestuesit i konsiderojnë të padrejta dhe në dëm të interesit publik.
Sipas tij, pjesëmarrja e vazhdueshme në protestë është dëshmi e mbështetjes së qytetarëve për kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe se pushtetarëve e tyre ndaj popullit është e panevojshme.
“Ata ndoqën vetë alternativën e tyre të dorëheqjes. Nëse po lypin mbështetje popullore, prezenca jonë për gati 70 ditë, me shi e të nxehtë, dëshmon që e kanë mbështetjen tonë për të dhënë dorëheqjen”, tha ai, ndërsa shtoi se ndryshe nga populli, “të gjithë aleatët e tyre, që i quajnë strategjikë, do t’i fundosin sapo të shkunden prej karriges së tyre të pushtetit”
Qytetari: 69 ditë janë koha më e gjatë e mundshme edhe për të kthyer një përgjigje zyrtare. Jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të anuluar projektet dhe ligjet që qytetarët i cilësojnë të padrejta dhe të dëmshme për interesin publik, por janë munduar t’i bëjnë edhe më të pakthyeshme.
Ata ndoqën vetë alternativën e tyre të dorëheqjes. Nëse po lypin mbështetje popullore, prezenca jonë për gati 70 ditë, me shi e të nxehtë, dëshmon që e kanë mbështetjen tonë për të dhënë dorëheqjen.
Nga ana tjetër, rezistencën ndaj dorëheqjes e kanë të panevojshme, sepse të gjithë aleatët e tyre, që i quajnë strategjikë, do t’i fundosin sapo të shkunden prej karriges së tyre të pushtetit, kurse ne, ndryshe prej tyre, jemi të vetmit që do të kërkojmë drejtësi për funksionimin e institucioneve edhe pas dorëheqjes së regjimit qeverisës.
Dorëheqja mbështetet te populli. Nëse ata nuk e kuptojnë rezistencën tonë, vëmendja jonë ndaj asaj që duan apo jo ata është kohë e humbur për ne.
Ata rezistojnë më kot ndaj nesh, jo vetëm se dorëheqja është e pashmangshme, por sepse alternativa jonë është më e mira për ta. Dhuna dhe mllefi nuk janë pjesë e alternativës sonë.


