Viti më i keq për vjedhjet/ Përveç pandemisë, 2020 goditi edhe hajdutët

Aktualitet

Viti më i keq për vjedhjet/ Përveç pandemisë, 2020

Pandemia e koronavirusit ka goditur thuajse çdo kënd në glob, por veç të tjerash ka ndikuar negativisht edhe te hajdutët.

Duke qenë se më shumë njerëz kanë qëndruar në shtëpi, duke u izoluar atje apo duke punuar nga shtëpia, rastet e vjedhjes së shtëpive kanë rënë në nivele të ulëta.

Shoqata gjermane e shoqërive të sigurimeve, ka njoftuar së fundmi se në vend, ka rënë numri i grabitjeve në banesa dhe se në 2020-ën, është regjistruar numri më i ulët i kërkesave për kompensim pas grabitjeve, që nga 1998 kur edhe kanë nisur ruajtjet e statistikave.

“Rënia e numrit të vjedhjeve dhe grabitjeve në banesa lidhet kryesisht me faktin se njerëzit kalojnë tani shumë kohë në shtëpi për shkak të pandemisë së virusit korona“, tha për DW presidenti i shoqatës Jwrg Asmussen, “hajdutët shpesh nuk kanë asnjë mundësi për të kryer krimin“.

Megjithatë edhe para pandemisë, numri i grabitjeve ka ardhur në rënie nga viti në vit. Shumë pronarë shtëpish dhe apartamentesh po investojnë në teknologji më të mira sigurie, prandaj thuajse gjysma e të gjitha tentativave për vjedhje dështojnë, sepse autorët e krimit nuk mund të hyjnë në shtëpi, thuhet në raport.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion