Floriana Garo:Thuajini jo Ramës! Basha lideri i duhur për të integruar vendin në BE

Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se Shqipëria kërkon ndryshim.
Garo thekson se shqiptarët duhet t’i thonë “jo” Ramës. Ajo shton se Basha është lideri i duhur për të anëtarësuar vendin tonë në BE.
Deklaratë e Partise Demokratike, zëdhënësja e Fushatës, Floriana Garo:
Shqipëria kërkon ndryshim.
Çdo qytetar shqiptar e di se nëse ne nuk bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, ne nuk do të jemi në gjendje të bëhemi një vend i zhvilluar.
Për 8 vite, Rama nuk na çoi asnjë hap përpara drejt BE-së. Rama nuk do të sjellë ndryshim në Shqipëri.
Dështimi po troket në derë edhe një herë. Ne nuk duhet t’ia hapim derën atij. Thuajini jo Ramës! Shqipëria duhet të ecë përpara. Ne nuk mund ta lejojmë atë të vazhdojë edhe një mandat tjetër.
Lulzim Basha, që ka shkëlqyer në marrëdhëniet me jashtë dhe ia ka dalë që të anëtarësojë Shqipërinë në NATO dhe që bëri realitet udhëtimin pa viza, është lideri i duhur për ta anëtarësuar plotësisht Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Më 25 prill, ne do të votojmë për Bashën dhe për Partinë Demokratike që t’i sjellim shpresë Shqipërisë.
Shqipëria fiton!


