Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, ku deri më tani janë numëruar 271 qendra votimi nga 1282 në total.
Partia Socialiste rezulton fituese me 47.92 %, ku ka arritur të marrë 39 601 vota deri tani, teksa ndiqet nga Partia Demokratike me 35.03 %, e cila ka arritur të marrë 28 948 vota deri tani. Forcë e tretë rezulton Partia Mundësia, e cila ndiqet nga PSD dhe Nisma Shqipëria Bëhet.
Me projeksionet e deritanishme, mandatet në Tiranë ndahen: PS 19 mandate, PD 14 mandate dhe Partia Mundësia, PSD, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëzija Bashkë me nga 1 mandat secila.
REZULTATI
Partia Socialiste – 47.92 % – 39 601 vota (19 mandate)
Partia Demokratike – 35.03 % – 28 948 vota (14 mandate)
Partia Mundësia – 4.92 % – 4 069 vota (1 mandat)
Partia Social-Demokrate – 3.50 % – 2 894 vota (1 mandat)
Nisma Shqipëria Bëhet – 3.14 % – 2 594 vota (1 mandat)
Lëvizja Bashkë – 2.81 % – 2322 vota (1 mandat)
Koalicioni Euroatlantik – 1.62 % – 1342 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 0.50 % – 411 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 0.28 % – 233 vota
Lëvizja Atdheu – 0.15 % – 128 vota
Partia Aleanca Demokracia e Re – 0.12 % – 98 vota


