Vidhnin monopatina/ Vihen nën hetim 3 të mitur dhe prindërit e tyre

Aktualitet

Vidhnin monopatina/ Vihen nën hetim 3 të mitur dhe prindërit e

Policia e Tiranës bën me dije se ka proceduar penalisht 3 të mitur, të cilët akuzohen se kanë vjedhur disa monopatina në zona të ndryshme të Tiranës. Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhja” kryer më shumë së njëherë.

Gjithashtu, nën hetim janë vënë dhe prindërit e tyre, shtetasit L. M., 46 vjeçe, M. M., 32 vjeçe, dhe H. G., 44 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Dyshohet se të miturit iu merrnin të miturve paratë, pasi ata i shisnin monopatinat. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e të miturve, uniformat blu kanë gjetur 8 monopatina të dyshuara të vjedhura.

ME TE LEXUARAT