31-vjeçari u hodh nga kati i pestë i pallatit/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë

Aktualitet

31-vjeçari u hodh nga kati i pestë i pallatit/ Detaje të reja

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë, që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Deri në këtë fazë hetimi, policia dyshon se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Mario Rroshi 31 vjeçari ka ardhur me një monopatimë që e ka lënë poshtë pallatit te ambulanca në rrugën e Kavajës.

Aty sipas policisë është ngjitur në sheshpushimin e katit të 5, ka lënë xhupin në shkallët e pallatit dhe është hedhur. Ka dyshime se vuante nga depresioni.

Sipas të gjitha hetimeve deri më tani, i riu nga ka pasur konflikte. Edhe dy prindërit e tij, në dëshminë që kanë dhënë nuk kanë deklaruar për konflikte që mund te jetë pasur djali i tyre.

Megjithatë policia po vijon hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion