Dalin pamjet, shqiptari u kap me 200 kg kokainë në Romë, e ruante në shtëpinë e kthyer në laborator

Aktualitet

Dalin pamjet, shqiptari u kap me 200 kg kokainë në Romë, e ruante

Çmontohet një bazë e madhe e narkotrafikut në Itali dhe në pranga bie shqiptari që e ruante në shtëpinë e kthyer në laborator.

Karabinierët në Romë sekuestruan 200 kilogramë kokainë, me vlerë të paktën 16 milionë euro në çmimin e shumicës, që do i sillte fitime kolosale arkës së krimit të organizuar.

Efektivët e gjetën kokainën brenda shtëpisë në Romë të një 23-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua nga Njësia Hetimore e Romës.

Droga, e ndarë në 191 blloqe, për 8,000 doza, u zbulua në shtëpinë e tij, që ishte kthyer në një qendër e vërtetë logjistike për ruajtjen e substancës narkotike, së bashku me një armë, municione dhe para në dorë me vlerë afërsisht 30,000 euro.

Hetuesit besojnë se pas shqiptarit qëndron një organizatë e madh droge që kontrollon tregun në kryeqytetin italian.

Droga ishte e ndare sipas logove që shenjonin edhe markën e celulës të cilës do i jepej apo e kishte porositur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion