VIDEO/ Incident brenda parlamentit izraelit teksa po fliste Donald Trump

Bota

VIDEO/ Incident brenda parlamentit izraelit teksa po fliste Donald Trump

Një incident është regjistruar në parlamentin izraelit. Teksa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ishte duke mbajtur fjalën e tij, u ndërpre nga një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”.


Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri me zë të lartë për rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë.


Ohana dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë. Mediat lokale raportojnë se jashtë mund të jenë nxjerrë dy deputetë.

“Kjo ishte shumë efikase,”, tha presidenti amerikan, ndërsa anëtarët e Knesetit brohorisnin emrin e tij. 

Gjatë fjalës së tij presidenti amerikan tha se dita e sotme shënon një ditë shprese.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion