FOTOLAJM/ Pensionisti prek me mesazhin e fortë: Në protestë do dal deri da shpirti të më dalë!

Aktualitet

FOTOLAJM/ Pensionisti prek me mesazhin e fortë: Në protestë do

Ndërsa kryeministri Edi rama u përgjigjet me arrogancë qytetarëve shqiptarë që protestojnë prej 57-të ditësh në bulevardin para godinës së qeverisë dhe me marshimet e përnatshme në Tiranë, nuk ndalet rezistenca popullore.

Madje në ‘detin’ e thirrjeve, parullave dhe pankartave, spikasin ato më të goditurat.

Një prej tyre është kjo që përmban mesazh të fortë dhe prekës nga një i moshuar që del përnatë në protestën polullore për largimin e qeverisë, kryeministrit Rama dhe ndryshimit të sistemit të vjetër politik.

Me një pankartë që mban në dorë, pensionisti ka shkruar qartë dhe prerë:

“Në protestë do dal deri da shpirti të më dalë!”.

Në protestë nuk kanë munguar edhe parullat si “I pabesë”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Shqipëri e re” dhe të tjera.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion