VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit në Tiranë, momenti kur urbani përplas vajzën me biçikletë, policia arreston shoferin
Lajmifundit
/
1 Dhjetor 2025, 08:53
Aktualitet
Pamjet e aksidentit të një nate më parë (30 nëntor) në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një urban i Unazës ka përplasur një vajzë e cila po udhëtonte me biçikletë.
Autobusi, që po lëvizte drejt qendrës, ka goditur biçikletën dhe më pas është detyruar të devijojë në korsinë tjetër për të shmangur një përplasje edhe më të madhe.
E plagosur ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka arrestuar shoferin e autobusit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


