Pak ditë më parë u përfshi në konflikt, del fotoja e biznesmenit të vrarë në Elbasan, Edmond Mëhalla

Aktualitet

Pak ditë më parë u përfshi në konflikt, del fotoja e

Detaje të reja janë zbardhur mbi atentatin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku humbi jetën biznesmeni Edmond Mëhalla, 43 vjeç.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu”, 43-vjeçari u gjet i vrarë brenda në automjetin e tij të parkuar, tip “Range Rover”.

Sipas të dhënave paraprake, viktima sapo kishte dalë nga zyra e tij, aty ku edhe ka bizneset dhe shtëpinë e nënës së tij.

Sapo ai është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri. Ai ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia ka marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në zonën pranë vendit ku u ekzekutua biznesmeni. Burime bëjnë me dije se pak ditë më parë viktima dyshohet se ishte përfshirë në një konflikt. 43-vjeçari kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.

Automjeti i përdorur nga atentatorët ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Edmond Mëhalla .

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion