VIDEO/ Pema 8 metra e gjatë në kanalin e ujërave të zeza, Rama: “Dëshmi pse Shqipërisë i duhej Reforma Territoriale”

Aktualitet

VIDEO/ Pema 8 metra e gjatë në kanalin e ujërave të zeza,

Një pemë 8 metra e gjatë është zbuluar brenda kolektorit kryesor të ujërave të zeza në Kashar, duke zbardhur shkakun e problemeve të përsëritura me përmbytjet dhe daljen e ujërave të zeza në zonë.

Kryeministri Edi Rama ndarë pamjet nga një ngjarje e pazakontë është zbuluar në Tiranë. Një pemë 8 metra e gjatë është gjetur në kanalin e ujërave të zeza në Kashar. Rama bën me dije se sa herë kishte reshje, ujërat e zeza shpërthenin në këtë zonë,.

Sipas kryeministrit, pasi kamerat speciale nëntokësore hynë brenda në kolektor, zbuluan trungun e pemës brenda tubit kryesor të ujërave të zeza. Më tej ai shkruan se kompania që ka kreu punimet, e ka prerë pemën dhe më pas e ka futur në tubin e ujërave të zeza.

“Se çfare u tha mendja atyre që e urdhëruan dhe e zbatuan këtë veprim kriminal vetëm Zoti e di, por kjo është edhe një kujtesë shumë konkrete për të gjithë ata që kanë harruar pse Shqipërisë i duhej Reforma Territoriale”, shkruan kreu i Qeverisë.

Rama në fund thekson se “Shqipëria e re” është ajo që zbulon, pastron dhe korrigjon deformimet e mbetura nga e kaluara.

ME TE LEXUARAT