Dita e 71-të e protestave, qytetarët do marshojnë edhe sot drejt Kryeministrisë: “Rama, jep dorëheqjen!”

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot, duke hyrë në ditën e 71-të. Qytetarët pritet të mblidhen këtë të diel në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Tubimet nisën fillimisht në shenjë kundërshtimi ndaj projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, por më pas protestat u zgjeruan duke marrë edhe karakter politik.
Gjatë protestës priten thirrje kundër drejtuesve kryesorë politikë, ndërsa një prej sloganeve të protestuesve është: “Rama jepe dorëheqjen”.
Organizatorët dhe protestuesit kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me synimin për t’i shtuar radhët dhe presionin ndaj qeverisë, deri në realizimin e kërkesave të tyre.


