VIDEO/ "O vdiqa, mbarova", shitësja e qirinjve kërkon ndihmë pas sulmit me armë, tre të rinj në luftë për jetën në Laç

Aktualitet

VIDEO/ "O vdiqa, mbarova", shitësja e qirinjve kërkon

Laçi është tronditur mesditën e sotme nga të shtëna me armë, teksa dyshohet nga të dhënat paraprake për të paktën 4 të plagosur. 

Bëhet me dije se në ngjarje janë të përfshirë 3 të rinj, të cilët janë konfliktuar me armë, ndërsa mësohet se janë nisur për të Trauma në gjendje të rëndë.

Po ashtu, është plagosur edhe një grua, e cila ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes duke shitur qirinj. Siç vihet re edhe në video, pamjet e siguruara nga JOQ, gruaja e plagosur dëgjohet duke bërtitur: "O vdiqa, mbarova".

Ndërkohë, nuk dihen ende rrethanat apo të implikuarit në ngjarje, teksa forca të shumta policie ndodhen në vendngjaje.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion