LAJMI I FUNDIT/ "Kërcet" arma në mes të ditës në Laç, raportohet për disa të plagosur
Lajmifundit
/
3 Maj 2025, 14:26
Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Laçin mesditën e kësaj të shtune, në afërsi të Kishës së Laçit.
Deri më tani, sipas raportimeve 5 persona janë paraqitur në Spitalin e Traumës.
4 prej tyre kanë qenë djem, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe shitësja e qirinjve në anë të rrugës.
Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

