Vrau partneren/ Zbardhet dëshmia e amerikanit: Ishim të dy të dehur, kohët e fundit ziheshim shpesh

Aktualitet

Vrau partneren/ Zbardhet dëshmia e amerikanit: Ishim të dy të

Është zbardhur dëshmia e dhënë para Policisë së Shkodrës e shtetasit amerikan Brandon Saporito, 57 vjeç i cili u arrestua pasi paraditen e djeshme vrau bashkëshortne e tij, shtetasen amerikane Sandra Holley (Saporito), 53 vjeçe.

Para hetuesve, mësohet se Saporito është shfaqur i penduar për krimin, ndërsa sipas tij vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin. Shkak për zënkën ai u tha hetuesve se janë bërë sharjet dhe ofendimet që 54-vjeçarja ka po hidhte drejt tij.

Burime për mediat bëjnë me dije se Brendon Saporito ka deklaruar se zënkat me bashkëshorten i kanë pasur shumë të shpeshta kohët e fundit, pa një arsye të qartë.

Pasi ka kryer vrasjen, në gjendje të rëndë psikologjike, Saporito preu damarët, i penduar menjëherë për çfarë kishte bërë. Trupi viktimës është sjellë në Tiranë ndërsa raportohet se ka pasur edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

57-vjeçari amerikan akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion