Vëzhguan vëllezërit Haxhia para vrasjes te tregu i makinave në Durrës, arrestohen dy persona të dyshuar

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen se janë të lidhur me vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.
Shtetasit Besian Xhixha dhe Enver Diva, tashme të arrestuar dyshohet se janë kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen.
Dy të arrestuari e sotëm, kanë rënë fillimisht dakord për të kryer eliminimin e vëllezërve Haxhia ndersa mesohet se me pas Nuredin Dumani u ka kërkuar Besian Xhixhës dhe Enver Divës që të vëzhgojnë viktimat.

Ndaj dy të arrestuarve eshte ngritur akuza e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen”.
Prokuroria ben me dije se detaje të reja pritet të zbardhen pas marrjes në pyetje të dy të arrestuarve.
Bashkëpunëtori i policisë, 22 vjeçari nga Durrësi i cili akuzohet se ekzekutoi dy vëllezërit ka hedhur drite mbi disa ngjarje kriminale te porositura dhe te ekzekutuara nga vetë ai dhe 33 vjeçari Altin Ndoci.
22 vjeçari Klevis Alla ka deklaruar se, vëllezërit Haxhia strehuan një nga grabitësit e Rinasit.
Nisur nga deklarata e tij, grupi hetimor e ka lidhur vrasjen e vëllezërve Haxhia edhe me grabitjen e bujshme të Rinasit.
22 vjeçari ka pohuar se kanë marrë pjesë në të paktën katër ngjarje kriminale.
Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe dy autorët kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia, me datë 2 mars.
Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia ndodhi më 27 prill, rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit.



