Vettingu, KPA rrëzon KPK, shkarkohet nga detyra prokurori Anton Martini

Aktualitet

Vettingu, KPA rrëzon KPK, shkarkohet nga detyra prokurori Anton Martini

Vettingu, KPA rrëzon KPK, shkarkohet nga detyra prokurori Anton Martini. Prokurori Anton Martini nuk justifikoi blerjen e banesës dhe bëri deklarim të pasaktë. 

Kush ishte Anton Martini? Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Barriera e fundit e tij për të marrë emërimin në SPAK,  ishte vettingu, por që nuk e kaloi atë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion