Injoroi shkarkimin e Metës në Kuvend, Hajdari argëtohet në SHBA (Foto)
Lajmifundit
/
10 June 2021, 14:57
Showbiz

Rudina Hajdari nuk mori pjesë dje në seancën plenare në Kuvend, ku u votua për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Mësohet se Hajdari prej javësh është larguar nga jeta politike në Shqipëri për të udhëtuar bashkë me të bijën drejt SHBA-ve.
Atje ajo është vendosur pranë të shoqit ku dhe ka ndarë foto në rrjetet sociale. Teksa në Shqipëri bëhej “luftë” për vendimin e Kuvendit, Hajdari postoi story në Instagram, ku shihej në krah të bashkëshortit të saj në SHBA.

Kujtojmë se Rudina Hajdari kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit, në listat e Nismës Thurje, por nuk mundi të marrë asnjë mandat.


