Vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu në Bolenë, 46-vjeçari jashtë rrezikut për jetën
Lajmifundit
/
5 Gusht 2025, 10:26
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar më 4 gusht në fshatin Bolenë të Vlorës, ku një 46-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armën e gjahut të llojit “çifte”. Burimet zyrtare bëjnë me dije se arma ishte në pronësi të tij me leje të rregullt.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në stanin e viktimës. 46-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.


