Vendimi/ Vdekja e Doriana Hakës, pas 11 vitesh prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët

Aktualitet

Vendimi/ Vdekja e Doriana Hakës, pas 11 vitesh prokuroria e Apelit shpall

Prokuroria e Apelit shpalli pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha, nëntorin e 2014 dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Për Petrit Rexhepin, mjek gjinekolog u kërkua dënimi me 9 muaj burgim, por për shkak të moshës mbi 70 vjec u kërkua pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh.

Gjatë kësaj kohe Rexhepi duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Prokuroria kërkoi që Rexhepit ti pezullohet licenca për 5 vite, duke mos patur mundësi të ushtrojë profesionin.

Për reanimatoren Elona Burba u kërkua dënimi me 1 vit burg, si dhe heqja e licencës për 5 vite.

Me 10 nëntor kur edhe është caktuar seanca e radhës, mjekët do të  paraqesin argumentat e tyre të mbrojtjes dhe pas më shumë se një dekade sorollatjesh në dyert e drejtësisë shqiptare prindërit e Doriana Hakës do të mësojnë edhe verdiktin  e drejtësisë. Familja e të ndjerës akuzon mjekët si përgjegjës për humbjen e jetës së Dorianës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion