Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do të dërgojë 4 oficerë shtabi

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektaktin ligjor që i hap rrugë dërgimit të përfaqësuesve shqiptarë në misionin ndërkombëtar në Gaza. Projektakti do t’i kalojë Kuvendit për miratim, në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit dhe Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.
Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi se në fazën e parë Shqipëria do të përfaqësohet me katër oficerë shtabi.
“Është miratuar projekt-akti ligjor për të vajtur në Kuvend për miratimin e misionit tonë në Gaza. Në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit dhe Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, Republika e Shqipërisë do të ketë një përfaqësi në Gaza, duke filluar fillimisht me katër oficerë shtabi. Ky do të jetë angazhimi i Shqipërisë me vajtjen e këtyre oficerëve në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese. Më pas do të vlerësohet niveli konkret i trupave që do të dërgohen në Gaza, duke përfshirë edhe vendndodhjen konkrete ku ato do të dislokohen”, u shpreh ministri.
Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe një vendim për shpërblimin e zjarrfikësve dhe të forcave të tjera të angazhuara në përballimin e zjarreve gjatë kësaj vere.
Sipas ministrit, vendimi vjen në zbatim të premtimit të bërë publikisht nga kryeministri Edi Rama dhe autorizon njësitë e pushtetit vendor të japin shpërblime për zjarrfikësit, ndërsa parashikon gjithashtu shpërblime edhe për trupat dhe strukturat e tjera të përfshira në menaxhimin e emergjencave.
Nufi vlerësoi punën e strukturave përgjegjëse, duke theksuar se situata e zjarreve është menaxhuar në mënyrë shumë të mirë.