Identifikohet peshkatari që i shpërtheu lënda plasëse gjatë peshkimit në Himarë (EMRI)

Aktualitet

Identifikohet peshkatari që i shpërtheu lënda plasëse

Një 65-vjeçar ka humbur jetën pas një shpërthimi të rëndë në zonën e Porto Palermos, në Himarë.

Viktima, i identifikuar si Pandeli Mërkuri, dyshohet se ishte duke peshkuar me lëndë plasëse, kur dinamiti ka shpërthyer duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Pas ngjarjes, 65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të Himarës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, të cilët po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Himarë-

Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse.

65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT