Vendet e BE-së “përzënë” 7700 shqiptarë, të dytët për largimet pas Gjeorgjisë

Aktualitet

Vendet e BE-së “përzënë” 7700 shqiptarë,

Sipas të dhënave nga EUROSTAT përgjatë 3-mujorit të dytë të vitit rreth 7,700 shqiptarë që ndodheshin në vendet e Bashkimit Europian janë urdhëruar të largohen drejt vendeve të treta. Ky numër përbën një përqindje të konsiderueshme, duke e renditur Shqipërinë në vendin e dytë pas Gjeorgjisë, e cila përbënte 10% të totalit.

Në total, rreth 96 mijë qytetarë janë urdhëruar të largohen nga vendet e BE-së gjatë këtij tremujori. Duke parë të dhënat kombëtare, numri më i lartë i qytetarëve jo-bashkimi europian të urdhëruar të largohen nga territori i një vendi të BE-së u regjistrua në Francë me 31 mijë, Gjermania me rreth 13 mijë.

Nga ana tjetër Franca, Gjermania dhe Suedia regjistruan numrin më të lartë të njerëzve të rikthyer në vendet e treta. Mes qytetarëve jo-europianë të urdhëruar të largohen nga territori i një vendi të BE-së gjatë kësaj periudhe, qytetarët algjerianë dhe marokenë kishin pjesën më të madhe (nga 7% secili), të ndjekur nga turqit dhe sirianët (nga 6% secili).

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i largimeve nga vendi vazhdon të regjistrojë një rritje të qëndrueshme krahasuar me periudhat e kaluara. Kjo rritje sjell me vete problematika të ndryshme, si plakja e popullsisë dhe mungesa e profesionistëve në tregun e punës./SCAN

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion