Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht

Aktualitet

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet

Një operacioni tokësor i Izraelit në Liban ka filluar gjatë mbrëmjes së djeshme, situatë e cila ka shqetësuar dhe Kryeministren e Italisë Georgia Meloni. Ushtria izraelite ka kaluar kufirin për të luftuar Hezbollahun në fshatrat pranë Libanit jugor. Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për zbutjen e tensionit, forcat ushtarake kanë vijuar përparimin.

“Unë jam duke ndjekur nga afër situatën dramatike në Liban në kontakt të vazhdueshëm me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm”, deklaroi Giorgia Meloni.

Nga ana tjetër Kryeministrja Meloni shtoi se prioritet është mbrojtja e civilëve dhe ruajtja e ushtarëve pjesë e kontigjentit Italian që kujdesen për uljen e tensioneve në kufirin Izrael-Liban.

“Mbrojtja e civilëve mbetet prioritet si dhe garantimi i sigurisë së ushtarëve të kontingjentit italian Unifil të pranishëm në Libanin jugor. Italia do të vazhdojë të punojë me aleatët e saj për stabilizimin e kufirit midis Izraelit dhe Libani dhe kthimi i personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre. Ndalimi i përshkallëzimit të situatës në nivel rajonal është urgjente dhe e nevojshme dhe Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj edhe si presidente e G7”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion